Para Gjykatës Penale në Shkup sot në mëngjes nuk ka qytetarë të cilët protestojnë kundër arrestimeve të djeshme, mes të cilëve kishte edhe deputetë. Komunikacioni po zhvillohet normalisht.
Mbrëmë deri vonë para Gjykatës protestuan mbështetës të OBRM-PDUKM-së dhe familjarë të të arrestuarve. Protestat u zhvilluan me thirrje “Maqedonia” dhe “Nikolla”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në protestë folën deputetë aktual dhe të mëparshëm, anëtarë të partisë opozitare, të cilët bënë thirrje për lirim të shpejtë të personave të arrestuar./Telegrafi/