Qytetarë të shumtë janë parë pasditen e sotme në veri të Kosovës.
Në fotografitë e siguruara nga vendi i ngjarjes qytetarët shihen duke shijuar një pasdite të bukur në qendrat e tyre të përditshme sociale.
Kafenetë përreth shihen se janë të mbushura me njerëz, duke shfrytëzuar motin e mirë.
Këto fotografi tregojnë një anë tjetër të përditshmërisë në këtë zonë, e cila shpeshherë është përfolur për tensione.
Sot, ajo duket e qetë, e mbushur me gjallëri dhe bashkëjetesë sociale.
Pavarësisht sfidave të vazhdueshme politike, jeta e përditshme në këtë zonë vazhdon në mënyrë të zakonshme.
Kujtojmë se kohëve të fundit në këtë pjesë janë hapur shumë biznese të reja kosovare, përfshirë këtu markete, kafiteri, pastiçeri e restorante. /Telegrafi/