Telegrafi

Atmosferë e mirë te Kosova, Ujkani dhe Muriqi e ngacmuan shumë Fazlijin gjatë intervistës: Ai u ndal disa herë shkaku i tyre

Atmosfera të Kosova duket shumë e mirë në prag të ndeshjes me Irlandën e Veriut.

Këtë e ka dëshmuar edhe intervista e Betim Fazlijit për faqen zyrtare të FFK-së, ku ai shihej duke u ngacmuar pa ndal nga dyshja Samir Ujkani dhe Vedat Muriqi.

Mbrojtësi që mund të luajë edhe në mesfushë, Fazliji ishte duke dhënë intervistë, ku fillimisht Ujkani merr një top dhe e godet nga larg në kokë.

Pas tij ishte Muriqi që me lëvizje të pakontrolluar bëhej kinse po stërvitje.

 

Fazliji iu tha dyshes se e kishte nisur mirë intervistën dhe nuk po e lënë ta përfundonte.

Kosova luan të shtunën ndaj Irlandës së Veriut nga ora 18:00./Telegrafi/