Atmosfera të Kosova duket shumë e mirë në prag të ndeshjes me Irlandën e Veriut.
Këtë e ka dëshmuar edhe intervista e Betim Fazlijit për faqen zyrtare të FFK-së, ku ai shihej duke u ngacmuar pa ndal nga dyshja Samir Ujkani dhe Vedat Muriqi.
Mbrojtësi që mund të luajë edhe në mesfushë, Fazliji ishte duke dhënë intervistë, ku fillimisht Ujkani merr një top dhe e godet nga larg në kokë.
Pas tij ishte Muriqi që me lëvizje të pakontrolluar bëhej kinse po stërvitje.
Fazliji iu tha dyshes se e kishte nisur mirë intervistën dhe nuk po e lënë ta përfundonte.
Kosova luan të shtunën ndaj Irlandës së Veriut nga ora 18:00./Telegrafi/