Site icon Telegrafi

Atmosferë brilante te Italia – Jorginho tallet me Donnarumman dhe Berardin, pasi këta kishin mbetur jashtë dhomës së hotelit

Mesfushori Jorginho nuk mund ta fshihte gëzimin e tij pasi kuptoi se shokët e tij të kombëtares së Italisë, Domenico Berardi dhe Gianluigi Donnarumma ishin mbetur jashtë dhomave të tyre të hotelit, duke u endur korridoreve.

Azzurrët janë kthyer në Romë sot (e shtunë) përpara ndeshjes së tyre të fundit në Grupin A të Euro 2020 kundër Uellsit, e cila zhvillohet të dielën në orën 18:00.

Ekipi i drejtuar nga Roberto Mancini ka fituar dy ndeshjet e para duke e siguruar kualifikimin, ndërsa çelësi i suksesit duket të jetë atmosfera brilante brenda grupit të lojtarëve.

Lexo po ashtu Mancini mund të bëjë disa ndryshime kundër Uellsit, Verratti mund të debutojë në Euro 2020

Sulmuesi Berardi dhe portieri Donnarumma mbetën të bllokuar në korridorin e hotelit dhe kjo sjelli shumë argëtim për mesfushorin e Chelseat, Jorginho.

Jorginho vendosi t’i filmonte të dy dhe qeshte sikurse një ‘maniak’, duke pyetur kinse me një shqetësim të vogël se “çfarë ndodhi, gjithçka në rregull?”.

Berardi ishte tashmë viktimë e një tjetër shakaje të Jorginhos një ditë më parë, me mesfushorin që si duket është argëtuesi kryesor te ekipi i Italisë. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Exit mobile version