“Machiato Band” është kujdesur për atmosferën në dasmën e aktorit Ernest Zymberi.
Aktori, i cili u bë i njohur për rolin e Llukmanit në hit serialin televiziv “O Sa Mirë”, ditë më parë i dha fund beqarisë duke e kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me Albulenën.
Ndërsa fotografi të shumta dhe video janë publikuar në rrjetet sociale, të cilat shfaqnin pjesë të atmosferës.
Një video e siguruar nga Telegrafi paraqet atmosferën e krijuar nga “Machiato Band” që është shoqëruar me vallëzim të vazhdueshëm dhe argëtim nga mysafirët.
Natyrisht se në krijimin e gazmendit dhe haresë janë bashkëngjitur edhe kolegët e Ernestit nga “O Sa Mirë”, ndërsa një pjesë të atmosferës mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/