Site icon Telegrafi

“Atmosfera për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë nuk përmban optimizëm”

Gazeta greke “To Vima” shkruan se atmosfera e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, në 20 ditët e fundit, nuk përmban buzëqeshje dhe optimizëm, siç ndodhi në takimet Tsipras-Zaev në Davos.

Në analizën e publikuar, “Koha rrjedh, zgjidhja largohet”, thuhet se hapësira për marrëveshje është duke u ngushtuar, pasi që nuk është tejkaluar dallimi për përdorim egra omnes të emrit dhe për ndryshim të Kushtetutës.

Gazeta shprehet se mbetet të shihet situata pas takimeve të muajit maj, Kotzias-Dimitrov në Selanik, dhe takimi i mundshëm Tsipras-Zaev në Samitin e Sofjes./Telegrafi/

Exit mobile version