Gjiko vazhdon të jetë një nga reperët më të pëlqyer të momentit, teksa mbrëmjet muzikore me prezencën e tij, janë elektrizuese.
Kështu ka ndodhur edhe të hënën mbrëma në Sallën e Kuqe në Prishtinë, ku ai ishte i ftuar të këndonte në kuadër të festimeve për Bajram.
Videoja që jua sjellim më poshtë tregon atmosferën e krijuar nën ritmet e këngëve të Asdren Gjikollit.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor i ‘djaloshit fluturues’ është bashkëpunimi me Ermal Fejzullahun, “Hajmali”, që është njëri prej disa hiteve të tij këtë sezon. /Telegrafi/