Presione dhe kërcënime, me qëllim që të mos zgjedhet kryetari i Kuvendit të Odës së Mjekëve. Atmosfera e Kuvendit të Maqedonisë u transferua edhe tek mjekët, të cilët disa orë nuk mundën të zgjedhin kryetarin e Kuvendit. Një pjesë e mjekëve (delegatëve) bojkotuan zgjedhjen, ndërsa disa të tjerë sipas Nova TV ishin të kërcënuar me vendin e tyre të punës dhe u detyruan të largohen nga votimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me 35 vota “për” mjekët zgjodhën Xhabir Bajramin – pediatër nga Kërçova për kryetar Kuvendi, i cili më pas propozoi dhe u zgjodhën edhe dy zëvendësit e tij.
“Delegatët e lëshuan votimin për shkak të presionit politik dhe nga pronarët e tyre. Politia është shumë e përzier, por ja unë publikisht deklaroj se përderisa jam në kryesi të Kuvendit do të bëj gjithçka që politika të jetë jashtë nga këtu”, deklaroi për Nova TV, Xhabir Bajrami, kryetari i ri Kuvendit të Odës së Mjekëve./Telegrafi/