Telegrafi

Atmosfera e aftë të pastrojë vetveten

Rezultatet e studimit të publikuar në revistën Science në kohën kur po mbahen debate të ashpra nëse, siç besojnë disa shkencëtarë, është dobësuar aftësia e atmosferës që të pastrohet vetvetiu dhe nëse atmosfera është bërë e ndjeshme në ndryshimet klimatike.

Hulumtimin të cilën e ka udhëhequr ekipi Administratës amerikane për oqeane dhe atmosferë. Ekspertët kanë matur nivelin e radikalit hidroksid, i cili ka rol kyç në kiminë e atmosferës.

Është vërtetuar se nga viti në vit në rënien e nivelit të këtij agjenti në atmosferë dallojnë vetëm në disa përqindje të vogla, e jo 25 për qind, siç kanë treguar disa studime tjera.

“Tani e dimë se aftësia e atmosferës për t’u pastruar vetvetiu nga shumë materie të dëmshme kryesisht është stabile. Deri më tani nuk kemi mundur të vërtetojmë këtë veti fundamentale të atmosferës”, ka thënë Steven Mock, kimist kryesor në hulumtim. /Telegrafi/