Site icon Telegrafi

Atletja më tërheqëse në botë refuzoi një “ofertë të madhe” nga një markë e modës pasi nuk ndihej rehat

Atletja e famshme gjermane, Alica Schmidt shpesh ankohej për të ardhurat e ulëta në botën e sportit, ndërsa tani ajo ka konfirmuar se ka refuzuar një ofertë gjashtë-shifrore nga një markë e modës, sepse “nuk ndihej rehat”.

Schmidt, aktualisht 25 vjeçare është një yll i vërtetë i sportit gjerman. Ajo prej kohësh është cilësuar nga mediat si “atletja më tërheqëse në botë”, ndërsa në rrjetet sociale është ndër më të njohurat në fushën e saj me pesë milionë ndjekës në Instagram dhe dy milionë në TikTok.

Alica ndan rregullisht foto dhe video nga stërvitjet dhe garat e saj.

Megjithatë, gjatë gjithë karrierës së saj, Alicia Schmidt u ankua për të ardhurat e saj të ulëta në botën e sportit. Vitin e kaluar ajo pretendoi se rroga e saj kryesore vjen nga fondacioni gjerman sportiv Sporthilfe, i cili e paguan 700 euro në muaj vetëm pse është pjesë e kombëtares së këtij vendi.

 

Por, pavarësisht asaj rroge bazë modeste, Schmidt zbuloi për Bild se ajo refuzoi një kontratë gjashtë-shifrore nga një markë mode, emrin e së cilës nuk donte ta zbulonte.

“Para dy muajsh mora një ofertë nga një markë me famë botërore, por nuk isha 100 për qind prapa asaj që kërkonin. Nuk u ndjeva rehat edhe pse ishte një ofertë gjashtëshifrore për vetëm një fushatë.”, zbuloi Schmidt për Bild.

Gjatë gjithë karrierës së saj, sportistja foli për problemet e sportistëve për të gjeneruar të ardhura të rregullta, duke thënë se paratë që fiton në terrenet sportive nuk mjaftojnë për të jetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version