Site icon Telegrafi

Atletja shënon rekord botëror duke përfunduar 44 “pull-ups” në një minutë

Një influencuese kineze e fitnesit theu një rekord botëror Guinness kur përfundoi 44 “pull-ups” në një minutë.

Bëhet e ditur se 44 vjeçarja, Xie Ting, fitoi titullin për më shumë pull-ups në një minutë nga një femër, kur ajo tentoi zyrtarisht rekordin në Guangdong.

Ajo mori titullin nga atletja amerikane Inga Simning, e cila bëri 39 pull-ups në një minutë në vitin 2022.

“Edhe pse kam thyer rekordin, ndjej se ka ende vend për përmirësim. Herën tjetër, do të shkoj për një rezultat edhe më të lartë”, tha ajo për Guinness World Records. /Telegrafi/

Exit mobile version