Telegrafi

Atletja me mbulesë shkruan historinë në ‘Rio 2016’ (Video)

Kariman Aduljadayel u bë atletja e parë nga Arabia Saudite që garoi në 100 metra sprint në Olimpiadën e Rios.

22-vjeçja me mbulesë në tërë trupin, nuk ishte në gjendje të kualifikohej, por përfundoi e shtata në garën e saj kualifikuese, ku regjistroi kohë prej 14.61 sekonda.

Kamia Yousufi nga Afganistani po ashtu garoi me mbulesë dhe përfundoi e fundit në garën e saj ku shënoi kohë 14.02.

Lexo po ashtu Xhudisti egjiptian refuzon t’ia zgjas dorën izraelitit pas humbjes (Video/Foto)

Vrapuesja në distancë të mesme, Sarah Attar ishte femra e parë që garoi me mbulesë për Arabinë Saudite në “Londër 2012”.

Aso kohe 19-vjeçe, Attar, mori pjesë me mbulesë në tërë trupin dhe doli e fundit në garën e saj në 800 metra në Londër. Ajo pritet të garojë në maratonën e femrave të dielën.

Lexo po ashtu Përballje në mes të dy kulturave të ndryshme në volejbollin e plazhit, egjiptianet e mbuluara dhe gjermanet e zhveshura (Video/Foto)

Arabia Saudite ka pezulluar vendimin për ndalimin e pjesëmarrjes së femrave në Olimpiadë më 2012 dhe 16-vjeçja Wojdan Ali Seraj Abdulrahim Shahrkhani garoi në xhudo pa mbulesë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=7vpjsv7wA5I