Site icon Telegrafi

Atleticon dëshiron rinovimin e Oblak

Jan Oblak ka kontratë me Atleticon e Madridit deri në vitin 2021.

Por, Los Cholconeros po përgatisin një ofertë të re për portierin slloven me terma më të mirë ekonomikë në mënyrë që ai të mos mendojë asnjëherë largimin nga skuadra e Diego Simoenes.

Duke parë shifrat e çmendura që shpenzuan për të firmosur me Neymar, në marrëveshjen e re Atletico pritet të përfshijë edhe një klauzolë nëpërmjet së cilës Paris Saint Germain nuk do të ketë mundësi të blejë Oblakin.

24-vjeçar me paraqitjet në dy sezonet e fundit ka treguar se është një nga portierët më të mirë aktualisht.

PSG kishte provuar të nënshkruaj me portierin e Atleticos javë më parë për 60 milionë euro. /SS/Telegrafi/

Exit mobile version