Sime Vrsaljko është një nga lojtarët më të kërkuar te Atletico Madridit.
Por, raportohet se klubi spanjoll tashmë i ka vendosur çmim anësorit kroat.
25-vjeçarit i është vendosur një çmim prej 18 milionë eurosh, gjë që duket mjaft e arsyeshme duke parë kualitetet e tij.
Për ish-mbrojtësin e Sassuolos ka shfaqur interesim serioz Napolit, të cilët e kanë targetuar kroatin si prioritetin numër një.
Atletico janë treguar të hapur për marrëveshje, por jo nën çmimin e vendosur.
Vrsaljko i cili mund të luajë në dy krahët e mbrojtjes shikohet si zëvendësues perfekt i Faouzi Ghoulam në San Paolo.
Kroati në Serie A luajti edhe për Genoan ku u paraqit në 22 takime. /Telegrafi/