Telegrafi

Atletico vazhdon të shpresojë

Rezultatin e zhbllokoi Radamel Falcao në minutën e 11-të dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Diego Costa e dyfishoi epërsinë falë asistimit të Koke (53’), ndërsa Cristian Rodriguez shënoi edhe një gol për mysafirët në fund të takimit (90’).

Shqiptari i vetëm që luan në La Liga, Valdet Rama, ishte në bankën rezervë të Valladolidit, mirëpo nuk u inkuadrua në lojë.

Atletico Madridi gjendet në pozitën e dytë në La Liga, 12 pikë prapa liderit Barcelona. /Telegrafi/