Telegrafi

Atletico transferon yllin e Kroacisë

Atletico Madrid ka vazhduar të përforëcohet para fillimit të edicionit të ri.

Kështu finalisti i Ligës së Kampionëve, ka arritur të transferojë yllin kroat Sime Vrsaljko.

24-vjeçari ka shkëlqyer me Sassuolon në dy edicionet e fundit në Serie A, ndërsa paraqitjet e tij në Euro 2016 kanë qenë fantastike.

Mbrojtësi anësor iu është bashkuar Atleticos për një shumë prej 16 milionë euro, ndërsa dy të tjera do të paguhen bonuse varësisht prej suksesit.

Kështu pas tri viteve të kaluara në Serie A, njëherë tek Genoa dhe tani te Sassuolo, Vrsaljko do të luaj në elitën e futbollit spanjoll. /Telegrafi/