Telegrafi

Atletico synon tri pikët ndaj Elches – formacionet startuese

Atletico Madridi përballet me Elchen në Estadio Martinez Valero për ndeshjen e xhiros së 36-të në La Liga.

Los Rojiblancos nuk e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, prandaj synojnë tri pikët në këtë përballje.

Elche ka arkëtuar 39 pikë, megjithatë akoma nuk e ka siguruar matematikisht mbijetesën, sepse ndodhet shtatë pikë larg zonës së rrezikut (kur janë edhe nëntë pikë në lojë).

Francisco Rodriguez dhe Diego Simeone në pozitat e trajnerëve i kanë përzgjedhur lojtarët që do ta nisin ndeshjen nga fillimi.

Formacioni startues i Elches: Edgar Badia; Palacios, Enzo Roco, Bigas, Mojica; Fidel, Mascarell, Gumbau, Tete Morente; Pere Milla, Lucas Boye.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Vrsaljko, Savic, Gimenez, Reinildo; De Paul, Koke, Kondogbia, Carrasco; Griezmann, Cunha.

/Telegrafi/