Telegrafi

Atletico synon të marrë pikë të plota ndaj Brugge – formacionet startuese

Atletico Madridi luan si mysafir i Club Brugge në Jan Breydel Stadion për ndeshjen e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Skuadra belge i ka fituar të dyja ndeshjet e para ndaj Bayer Leverkusen dhe Porto, ndërsa ka për qëllim të vazhdojë me rezultate pozitive.

Ndërkohë, Los Rojiblancos kanë një fitore dhe një humbje, andaj kanë për qëllim që të marrin pikë të plota.

Futbollistët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë janë zgjedhur nga trajnerët Carl Hoefkens dhe Diego Simeone.


Formacioni startues i Club Brugge: Mignolet; Odoi, Mechele, Sylla, Buchanan; Nielsen, Onyedika, Vanaken; Meijer, Jutgla, Sowah.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Molina, Savic, Gimenez, Reinildo; Marcos Llorente, Witsel, Koke, Carrasco; Morata, Griezmann.


/Telegrafi/