Telegrafi

Atletico shtyn Maxi Rodriguez drejt Tottenhamit

Siç shkruan sportivja spanjolle AS, Spurs kanë bërë një ofertë formale për argjentinasin dhe klubi nga Madridi është i gatshëm ta shndërrojë në kesh mesfushorin.

Atletico ka nevojë për para për të krijuar një fond për të realizuar planet e veta të transferimeve, por duket se problemi është te vetë lojtari, i cili ngurron të kalojë në ekipin anglez, duke marrë parasysh mungesën e këtij klubi në garat evropiane.