Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne, është caku i Atletico Madridit për afatin kalimtar të verës.
Klubi italian po kërkon 100 milionë euro për lojtarin, por agjenti i tij Mino Raiola shpreson ta ulë çmimin në 80 milionë.
Sipas AS klubi nga Madridi tashmë e disa kohë është duke e ndjekur lojtarin pasi ai është edhe dëshira e trajnerit Diego Simeone.
27-vjeçari ka shënuar për Napolin këtë sezon 13 gola në 38 paraqitje në të gjitha garat.
Në rast se dështon Insigne atëherë Atletico do të kthejë sytë edhe nga Mauro Icardi dhe Luka Jovic. /Telegrafi/