Telegrafi

Atletico sërish dështon të fitojë

Takimi i zhvilluar të shtunën në Vicente Calderon, ndërmjet Atletico Madridit dhe Mallorcas, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Kjo nuk ishte një ditë me fat për kryeqytetasit, të cilët edhe pse patën epërsinë prej dy lojtarësh në fushë, pas përjashtimit me kartonë të kuq të Josemi (27’) dhe Ramis (50’), nuk arritën ta mposhtin Mallorcan.

Për më shumë, Diego Forlan dështoi të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 28-të. Mirëpo ai arriti ta shndërrojë në gol penalltinë e dytë të akorduar për vendasit (52’).

Megjithatë, Atletico nuk arriti ta ruajë as këtë epërsi minimale deri në fund të ndeshjes, pasi që mysafirët barazuan rezultatin në fund të takimit (90’), ndërsa golashënues ishte Borja Valero. /Telegrafi/