Site icon Telegrafi

Atletico seriozisht pas mesfushorit të Juventusit

Atletico Madrid raportohet se është duke konsideruar transferimin e anësorit të Chelseat, Juan Cuadrado, gjatë afatit të verës.

Kolumbiani është aktualisht te Juventusi në formë huazimi dhe mësohet se “Zonja e Vjetër” dëshiron të transferojë lojtarin në fund të sezonit me marrëveshje të përhershme.

Gjithsesi, sipas Calciomercato, kampioni italian do të përballet me Atletico Madridin, pasi trajneri Diego Simeone thuhet se është fans i madh i Cuadrados.

27-vjeçari iu bashkua Chelseat në janar të 2015-ës nga Fiorentina, por nuk arriti të lë gjurmë në Angli dhe iu bashkua menjëherë Juves në formë huazimi verën e kaluar.

Exit mobile version