Mbrojtësi i Chelseat, Cesar Azpilicueta, është njëri nga futbollistët më të kërkuar gjatë këtij afati kalimtar.
Sipas Sky Sport, Atletico Madrid ka dalë në sipërfaqe si kandidatë serioz për të sjellë spanjollin përsëri në atdheun e tij, edhe pse ardhja e menjëhershme e kroatit Sime Vrsaljko ka parë ata të ftohin interesin e tyre.
Megjithatë, Azpilicueta shihet si një lojtarë që mund të luaj në dy krahët e mbrojtjes dhe kështu hynë në preferencat e trajnerit Diego Simeone.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Mbrojtësi spanjollë nuk pritet të qëndroj në Stamford Bridge edhe shumë gjatë, pasi interes ka dhënë edhe Unai Emery, i cili është vërejtur të jetë një admirues i mprehtë i patriotit të tij.
Trajneri spanjoll është në prag të zyrtarizimit të tij në krye të Paris Saint-Germain dhe kampionët e Ligue 1 mund t’i plotësojnë dëshirën e tij duke paraqitur një ofertë për Azpilicuetan. /Telegrafi/