Telegrafi

Atletico përgatitet të transferojë Mottan

Ndarja e pronësisë së Mottas në mes të Roma dhe Udinese do të rregullohet në javët e ardhshme, derisa ai përgatitet të largohet nga kryeqyteti italian këtë sezon.

Mbrojtësi ishte afër kalimit në Manchester City në muajin janar, ndërsa edhe Sevilla po ashtu ishte interesuar për të gjatë afatit kalimtar dimëror.

Tash raportohet se fituesi i Europa League, Atletico Madrid, është duke e përcjellë situatën e Motta, duke pasur dyshime rreth të ardhmes së mbrojtësit Tomas Ujfalusi. /Telegrafi/