Telegrafi

Atletico pa gola në gjysmëfinale

Atletico Madridi i pati rastet në këtë takim tejet interesant, por pronësia në top u takoi mysafirëve nga Valencia të cilët nuk arritën të shënojnë golin e fitores.

Me këtë barazim pa gola, Atletico Madridi kualifikohet në gjysmëfinale falë golave si mysafir. Ky kualifikim do të thotë shumë për Atleticon pas një sezoni të konsideruar si katastrofal.

Spanjollët në gjysmëfinale do të luajnë kundër Liverpoolit që eliminoi Benfican me rezultat të përgjithshëm 5-3. /Telegrafi/