Telegrafi

Atletico ofron 60 milionë për Higuainin?

Atletico Madridi është gati që të ofrojtë një shumë marramendëse për argjentinasin e Napolit, Gonzalo Higuain.

Lojtari ka klauzolë prej 94 milionë eurove, por Atletico nuk do të paguajë këtë shumë të hollash.

Napoli po kërkon vetëm shumën në klauzolë, por Marca raporton se Atletico tashmë ka dërguar një ofertë prej 60 milionë eurosh me mundësi rritje në 65 milionë euro.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

Po ashtu, është opsion i përfshirjes së Luciano Viettos në ofertë për Napolin.

Negociatat pritet të jenë të gjata dhe të komplikuara, pasi Napoli nuk dëshiron ta shesë lojtarin kryesor. /Telegrafi/