Atletico Madridi është nikoqir i Bayer Leverkusenit në Wanda Metropolitano për ndeshjen e raundit të pestë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Skuadra spanjolle ka katër pikë në Grupin B, një më shumë se ekipi gjerman që ndodhet në fund të renditje.
Trajnerët Diego Simeone dhe Xabi Alonso i kanë përgatitur futbollistët që do ta nisin takimin nga minuta e parë.
Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Molina, Hermoso, Gimenez, Reinildo; Correa, Kondogbia, Witsel, Carrasco; Griezmann, Morata.
Formacioni startues i Bayer Leverkusenit: Hradecky; Kossounou, Tapsoba, Hincapie; Frimpong, Amiri, Andrich, Hudson-Odoi, Bakker; Diaby, Hlozek.
/Telegrafi/