Pas lëndimit të portierit Miguel Angel Moya, i cili do të mundoj dy muaj, ka bërë që Atletico Madridi të rris ndjekjen e tyre për një portier të ri.
Atletico Madrid ka konfirmuar në faqen e tyre zyrtare javën e kaluar se portieri Moya ishte nënshtruar një operacioni për një rast të lëndimit të gjurit në këmbën e djathtë.
Sipas gazetës spanjolle AS, si pasojë e kësaj, Los Colchoneros tani janë duke synuar një portier më përvojë për të vepruar si zëvendësim i Jan Oblak.
Klubi spanjoll tashmë kanë Bernabe Barragan dhe Axel Werner në kategoritë e reja, por Diego Simeone do të preferonte Bernabe që të vazhdoj zhvillimin e tij me ekipin B të klubit, ndërsa shoku i ri, Werner, pritet të bashkohen me Boca Juniors në të ardhmen e afërt.
Sipas medieve spanjoll, emri që po qarkullon më shumë në taborin e Atleticos, si transferim i mundshëm është portieri i Valencias, Diego Alves. /Telegrafi/