Telegrafi

Atletico në garë për Silvan

Trajneri i kryeqytetasve Abel Resino planifikon ta përforcojë më shumë skuadrën për të qenë më garuese në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa Atletico edhe zyrtarisht e ka konsideruar Silvan si përforcim shumë të rëndësishëm.

Vlera e mesfushorit spanjoll llogaritet të jetë afër 25 milionë euro, ndërsa Atletico mund ta blejë vetëm nëse kualifikohet për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.