Karl Heinz Rummenigge, presidenti i Bayern Munichut, ka pohuar se me të drejtë bavarezët kanë pësuar humbje prej Atletico Madridit.
Atletico Madrid ka shënuar fitore minimale prej 1:0 kundër Bayernit, megjithëse Antonie Griezmann humbi një penalti.
”Mund të them se kjo ishte humbje e merituar për ne. Ata thjesht e kërkonin më shumë fitoren se sa na”, tha gjermani.
Vlen të theksohet se Bayerni ditën e shtunë do të takohet me Kolnin e Mërgim Mavrajt. /Telegrafi/