Telegrafi

Atletico me një këmbë në finale të Kupës

Sabrosa Simao kaloi vendasit në epërsi (9’), ndërsa Jose Antonio Reyes dyfishoi rezultatin (40’), dhe me rezultat 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Nën pjesën e dytë, me dy gola të shënuar nga pika e bardhë (63’ dhe 72’), Diego Forlan vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Ndeshja kthyese zhvillohet të mërkurën e ardhshme (10 janar), ku Atletico do të jetë mysafir, por është thuajse e pamundur që Santanderi ta përmbysë epërsinë prej 4-0. /Telegrafi/