Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i ka konfirmuar bisedimet me Zlatan Ibrahimovicin.
Pasi që Manchester United e liroi sulmuesin, suedezi është i lidhur me një kalim te Atletico Madrid.
Cerezo i ka konfirmuar bisedimet me familjarët e lojtarit.
“Ndoshta ne biseduam me familjen e tij, por jo me të. Jemi në një vijë tjetër”, ka thënë Cerezo.
Ibrahimovic është duke u rehabilituar nga lëndimi në gju. Ai është i lidhur edhe me një kalim në SHBA. /Telegrafi/