Telegrafi

Atletico Madridi po e dërmon Barcelonën – Suarez gol dhe asistim, uruguaiani nuk feston

Atletico Madrdi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Barcelonës me rezultat 2-0, në kuadër të javës së tetë në La Liga.

Kampionët në fuqi si zakonisht po aplikojnë lojën e fortë në mbrojtje dhe me kundërsulme të shpejta.

Në fillimin e ndeshjes Thomas Lemar kishte dy raste, por nuk arriti që qëllojë cakun.

Në minutën e 23-të erdhi goli i parë ku Luis Suarez pason te Lemar, i cili shënoi për 1-0.

Rastin e vetëm serioz për Barcelonën e kishte Philippe Coutinho, por nuk qëlloi cakun.

Suarez në minutën e 29-të kishte rast të mirë, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Uruguaiani nuk gabon dy herë radhazi dhe në minutën e 45-të arrin të shënon gol të bukur pas asistimit të Lemar për 2-0.

Atletico po duket se do të marr fitoren e radhës, kundër një Barcelona që o kalon një krizë të madhe. /Telegrafi/