Site icon Telegrafi

Atletico Madridi përfiton nga rregulli i La Ligës, gati të nënshkruajë me Kondogbian

Atletico Madrid është afër nënshkrimit me Geoffrey Kondogbia, si zëvendësim për Thomas Parteyn, i cili  largua drejt Arsenalit. 

Mediat spanjolle e bëjnë punë të kryer transferimin e 27-vjeçarit te Atletico. Në fakt, ai madje mund t’i nënshtrohet testeve mjekësore këtë të dielën.

Atletico dhe Valencia janë në diskutime të avancuara ku flitet për një marrëveshje të mundshme huazimi, ku Kondogbia do të kalonte te Los Rojiblancos, ndërsa pastaj do të paguhen 15 deri në 20 milionë euro.

Ka qenë vetë Kondogbia që ka bërë përpjekje për largim në ditët e fundit, ndërsa ai është lënë jashtë listës së skuadrës së Valencias për ndeshjen e tyre kundër Getafe këtë fundjavë.

Atleticos i lejohet të nënshkruajë me një zëvendësim për Thomas Partey që kaloi te Arsenali, klub që i pagoi klauzolën e lirimit në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Kjo i lejon Los Colchoneros një muaj shtesë për ta zëvendësuar dhe ka kohë deri të enjten me 5 nëntor, për të blerë një lojtar brenda La Ligas. /Telegrafi/

 

Exit mobile version