Atletico Madridi ka bërë ofertën e fundit për Edinson Cavanin te Paris Saint-Germaini.
Skuadra spanjolle dëshiron me ngulm transferimin e sulmuesit uruguaian nga parisienët.
Los Rojiblancos fillimisht ofruan 15 milionë euro për shërbimet e Cavanit, mirëpo kampioni i Ligue 1 e refuzoi atë menjëherë.
L’Equipe tani raporton se Atletico ka ofruar 18 milionë euro për transferimin e sulmuesit, derisa pritet përgjigja e parisienëve.
Madrilenët do të kenë 48 orë për të transferuar Cavanin, pasi afati i transferimeve mbyllet të premten në ora 24:00.
Në garë për transferimin e sulmuesit janë edhe Manchester United e Chelsea, mirëpo lojtari e do kalimin në Wanda Metropolitano. /Telegrafi/