Telegrafi

Atletico Madridi nuk ka të ndalur, zyrtarizon transferimin e Mario Hermoso

Mario Hermoso është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit spanjoll, Atletico Madrid.

Pas Kieran Tripper, Atletico ka vazhduar vazhdën e transferimeve, teksa ka zyrtarizuar sot (e enjte) gjatë ditë mbrojtësin spanjoll Mario Hermoso, i cili vjen nga Espanyol.

“Atletico de Madrid dhe RCD Espanyol kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Mario Hermosos në klubin tonë”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Kieran Trippier kalon te Atletico Madridi

“Mbrojtësi bëhet një lojtar i ri Rojiblanco dhe nënshkruan një kontratë për pesë sezonet e ardhshme”.

“Hermoso (18 qershor 1995) vjen nga Espanyol, ku ka zhvilluar 59 ndeshje në dy sezonet e fundit (54 në La Liga dhe pesë në Copa del Rey). Ai ka shënuar katër gola dhe ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të skuadrës.

“24-vjeçari luajti sezonin e fundit qendërmbrojtës, por është fleksibil edhe në krahë. Ai është shumë i fortë me top dhe në ajër”, thuhet në njoftimin e Atleticos.

Detajet e çmimit të paguar nuk janë bërë të ditura, ndërsa Hermoso në të kaluarën ka luajtur me Real Madridin. /Telegrafi/