Site icon Telegrafi

Atletico Madridi mohon marrëveshjen e Hernandezit me Bayernin

Lucas Hernandez (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Atletico Madridi ka treguar se mbrojtësi i tyre francez, Lucas Hernandez nuk ka marrëveshje transferimi me gjigantin gjerman, Bayern Munich.

Gjatë ditës së mërkurë u raportua për një marrëveshje transferimi të Hernadezit te Bavarezët.

Ky transferim thuhej se do të ndodhte gjatë afatit kalimtar të janarit, me Bayernin që do të paguante klauzolën e largimit të tij prej 85 milionë euro.

Lexo po ashtu Afati kalimtar dimëror po afron, këto janë 11 transferimet e mëdha që mund të ndodhin në La Liga

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur një mohim nga klubi spanjoll në lidhje me ndonjë marrëveshje.

Atletico ka shfrytëzuar faqet zyrtare për të mohuar marrëveshjen mes lojtarit të tyre dhe Bayern Munichut.

“Atletico de Madrid dëshiron të deklarojë se, në bisedë me klubin tonë, Lucas Hernandez ka mohuar ndonjë marrëveshje me Bayern Munichun”.

Lexo po ashtu Dhjetë mbrojtësit anësorë më të vlefshëm në botë, Hysaj i shtati

“Gjithashtu lojtari ka mohuar ndonjë qëllim për tu larguar nga klubi ynë”, thuhet në njoftimin e Atleticos.

Ndryshe, Hernandez është fitues i Kupës së Botës me Francën, ndërsa mund të luaj si qendërmbrojtës dhe mbrojtësi i krahut të majtë. /Telegrafi/

Exit mobile version