Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Real Valladolid me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 18-të në La Liga.
Losc Colchoneros e nisën mirë takimin duke rrezikuar që në start, por edhe goli nuk vonoi shumë.
Zhvillohej minuta e 18-të, kur Antoine Griezmann asistoi te Alvaro Morata cili shënoi për 1-0.
https://twitter.com/MTACTIQUE14/status/1616876904807530496
Nuk vonoi shumë erdhi edhe goli i dytë, kur Nahuel Molina asistoi te Griezmann që shënoi për 2-0.
https://twitter.com/MTACTIQUE14/status/1616877661141204993
Në minutën e 28-të, pothuajse u mbyll takimi kur Mario Hermoso shënoi për 3-0.
Pjesa e dytë nuk kishte shumë raste, pasi që Atletico vetëm se kishte siguruar fitoren dhe nuk rrezikonte shumë.
Rastin më të mirë e kishte Angel Correa në minutën e 66-të, por Jordi Mapit bëri pritje të madhe.
Correa's goal was so close 😤
• #AúpaAtleti • #AtletiRealValladolid • #LaLigaHighlights • pic.twitter.com/Yw5mSF93xZ
— Atlético de Madrid (@atletienglish) January 21, 2023
Atletico Madridi mbetet në vendin e katërt me 31 pikë, ndërsa Valladolid është i 17-ti me 17 pikë. /Telegrafi/