Atletico Madridi do të nënshkruajë me Nico Ibanez nga klubi meksikan Atletico San Luis dhe do t’i bashkohet skuadrës së Diego Simeones më 1 korrik.
24-vjeçari ka shënuar 22 gola në 50 ndeshje për Atletico San Luis dhe ai ishte çelësi i skuadrës në promovimin e skuadrës së tij në ligën elitare në Meksikë.
Lajmi për lëvizjen e Ibanezit në Atletico Madrid erdhi nëpërmjet presidentit të klubit meksikan, Alberto Marrero, përpara se të konfirmohej vetë nga Los Rojiblancos.
“Atletico Madrid dhe Atletico San Luis kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Nicolas Ibanez”.
“Sulmuesi argjentinas do të transferohet sapo të hapet afati i transferimeve të verës më 1 korrik”, thuhet në njoftimin e Atleticos. /Telegrafi/