Site icon Telegrafi

Atletico Madridi ka bërë ofertë për Eriksenin

Atletico Madridi thuhet se ka bërë tashmë ofertën e parë në drejtim të Tottenham Hotspur për mesfushorin Christian Eriksen.

Eriksen është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez dhe një largim i tij nga White Hart Lane duket i pashmangshëm.

Agjentët e danezit janë duke u përpjekur t’i gjejnë lojtarit një klubi të ri pasi ai ka shprehur dëshirën e tij për të lënë Tottenhamin.

Lexo po ashtu Atletico Madridi synon transferimin e Eriksenit nëse dështon James Rodriguez

Por, oferta konkrete ende nuk ka ardhur, pavarësisht nga interesimi i raportuar nga Real Madridi.

Oferta e vetme thuhet se tashmë është bërë nga rivalët lokal të Realit, Atletico Madridi.

Lexo po ashtu Atletico Madridi ka blerë tetë super-lojtarë për 255 milionë euro, por ende nuk ka shpenzuar të gjitha paratë nga shitjet e kësaj vere

Sipas mediumit beIN Sports, Atletico thuhet se ka ofruar 70 milionë euro për shërbimet e Eriksenit.

Eriksen, 27 vjeç, shënoi tetë gola dhe regjistroi 12 asistime në 35 ndeshje në Ligën Premier sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version