Atletico Madridi e ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 1-0 në miqësoren e zhvilluar në Oslo.
Djajtë e Kuq treguan lojë më të bukur se Los Cholchoneros, por që u mungoi efikasiteti para portës.
Pjesa e parë u karakterizua me futboll të rrjedhshëm nga lojtarët e Erik ten Hag, derisa Atletico Madridi më shumë u fokusua në atë mbrojtës.
🎥 Slick build-up play brought this chance for @AnthonyElanga, which was well saved by Oblak late in the first half…#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 30, 2022
Një rast të mirë shënimi e kishte Anthony Elanga, por që Jan Oblak e priti me lehtësi goditjen e tij.
Rast të mirë shënimi kishte edhe Marcus Rashford, por pa ia dalë ta finalizonte.
Off we go again! 👊#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 30, 2022
Në 45 minutat e dytë, Christian Eriksen pati mundësinë e tij që të debutonte në fanellën e Unitedit, duke mos llogaritur atë me Wrexham që u luajt me dyer të mbyllura.
Atletico Madridi filloi të merrte më shumë nga loja në fushë dhe filloi të hapej më shumë në aksione, gjë që rezultoi të ishte suksesshme.
¡¡¡G⚽⚽⚽⚽L!!!
¡¡JOOOOÃOOOO!! 😍 pic.twitter.com/EygF27AKUE— Atlético de Madrid (@Atleti) July 30, 2022
Ishte minuta e 87-të e takimit kur Joao Felix shënoi me kokë golin e vetëm të këtij takimi, pas një asistimi nga Alvaro Morata.
Për më keq, Djajtë e Kuq mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Fred (90+1) u ndëshkua me karton të kuq.
Kjo është humbja e parë e Ten Hag në krye të Unitedit, pas tri fitoreve dhe një barazim. /Telegrafi/