Atletico Madridi po punon për rinovimin e disa prej lojtarëve kryesorë, ku në krye të listës janë portieri Jan Oblak dhe anësori Thomas Lemar.
Jan Oblak është prej vitesh një nga pikat më të forta të Atletico Madridit dhe një nga më të mirët në botë në rolin e tij.
Portieri slloven mban veshur fanellën e klubit prej vitit 2014. Oblak do të firmosë deri në verën e vitit 2025, ndërkohë që paga sezonale e tij do të rritet nga 10 në 12 milionë euro me kontratën e re.
🧱 El Atlético @Farolillo_ATM renovará a Jan Oblak:
📌 El portero esloveno firmará hasta 2025 y tendrá una mejora salarial
📌 Acababa contrato en junio de 2023
📌 Seguirá siendo uno de los capitanes del equipo
📎 @relevo pic.twitter.com/hvnZUYCTmZ
— FarolilloTeam (@FarolilloTeam) July 20, 2022
Kur bëhet fjalë për Thomas Lemar, ai ka zgjatur kontratën deri në vitin 2027.
Do të jenë edhe katër vite më shumë në kontratën e tij e cila përfundonte në vitin 2023.
💥 Informa @JaviGomezCh
✅ El @Atleti ha llegado a un acuerdo para la renovación de Jan Oblak
✒️ El portero esloveno firma hasta 2028
🫱🏼🫲🏻 También han renovado a Thomas Lemar hasta 2027
📻 #PartidazoCOPE pic.twitter.com/JTfAWdf5v4
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) July 20, 2022
Lojtari francezi kishte rënë dakord një sezon më parë për kontratën e re./Telegrafi/