Telegrafi

Atletico Madridi fiton në kohën e rregullt, çerekfinalisti do të dihet në kohën shtesë

Atletico Madrid dhe Inter do ta kërkojnë çerekfinalen përmes vazhdimeve, pasi që spanjollët në kohën e rregullt fituan 2-1 dhe pas ndeshjes së parë të fitur nga italianët me rezultat 1-0, rezultati i përgjithshëm për 2-2.

Atletico Madridi kishin dominimin në lojë në minutat e para, duke rrezikuar portën me Samuel Linon.

Interi u kundërpërgjigj me Denzel Dumfries, por në dy raste holandezi dështoi.

Zikaltërit kaluan të parët në epërsi, kur zhvillohej minuta e 33-të, me Nicolo Barella që asistoi te Federico Dimarco që ishte i saktë për 1-0.

Por pas dy minutash, Atletico Madridi arriti të barazojë rezultatin me anë të Antoine Griezmann për 1-1.

Pjesa e dytë sikurse e para, solli raste nga të dyja palët, ku Griezmann dhe Marcus Thuram kishin raste të mira për të kaluar skuadrat e tyre në epërsi.

Kur pritej që Interi të kalonte në çerekfinale, në skenë doli Memphis Depay  që fillimisht goditi shtyllën, pastaj në aksionin e radhës shënoi për 2-1.

Deri në fund të kohës së rregullt nuk kishte më gola dhe skuadrat do të kërkojë çerekfinalen me vazhdime. /Telegrafi/