Telegrafi

Atletico Madridi fiton ndaj RB Salzaburgut, i bashkohet Bayern Munichut në fazën tjetër

Atletico Madridi ka marr një fitore të madhe ndaj RB Salzburg si mysafir me rezultat 2-0.

Ndeshja ishte shumë interesante me raste nga të dyja anët, por spanjollët në fundi dolën të ishin ata që i shënuan golat.

Goli i parë i takimit u shënuan në minutën 39-të, ku Yannick Carrasco gjeti Mario Hermoson në zonë dhe shënoi për 1-0.

 

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë austriakët edhe pse u munduan nuk arritën të gjenin golin.

Ndeshjen e mbylli Carrasco që shënoi pa minuta nga fundi i ndeshjes për 2-0.

 

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bayern Munich shënoi fitore me rezultat 2-0 ndaj Lokomotivës së Moskës me golat e Sule e Choupo- Moting.

Bayerni me 16 pik është lider, ndërsa Atletico me nntë pikë në vendin e dytë kalojnë tutje. RB Salzburg do të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/