Telegrafi

Atletico Madridi ende ka shpresa për nënshkrimin e Verrattit

Në javët e mbetura të afatit kalimtar, Atletico Madrid shpreson të nënshkruajë me një mesfushor të ri mbrojtës dhe ylli i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, vazhdon të mbetet njëri nga të pëlqyerit.

Nevoja për një të tillë është shtuar në 24 orët e fundit, me kapitenin Koke që ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë për të paktën një muaj.

Pierre-Emile Hojbjerg ka qenë objektivi kryesor i Atleticos në javët e fundit, megjithëse ata ende vazhdojnë të interesohen për Verrattin.

Lexo po ashtu Luis Enrique nuk fton Mbappen dhe dy yje tjerë në ndeshjen e PSG-së ndaj Lorientit

Italiani nuk është në planet e trajnerit Luis Enrique për këtë sezon, ndaj ka të ngjarë një largim nga Parc des Princes.

Megjithatë, në këtë fazë, Atletico nuk mund të përballojë të nënshkruajë me Verrattin, i cili gjithashtu është lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite.

Pavarësisht kësaj, gazeta Marca ka raportuar se Los Colchoneros besojnë se PSG mund të ulë kërkesat e tyre ndërsa afati i transferimeve shkon drejt mbylljes.

Lexo po ashtu Atletico Madridi ka hapur bisedimet me Paris Saint-Germain për transferimin e Verrattit

Atletico Madrid gjithashtu beson se joshja e futbollit të Ligës së Kampionëve, si dhe luajtja nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone, mund ta bindë Verrattin të bëjë një lëvizje në kryeqytetin spanjoll.

Mbetet për t’u parë nëse do të jetë kështu. /Telegrafi/