Jan Oblak është bindur dhe është afër që të vazhdojë kontratën me Atletico Madridin deri në vitin 2022.
Tashmë marrëveshja për rinovimin e kontratës së tij me klubin spanjoll është arritur dhe pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme.
Kontrata aktuale e portierit sllovak skadon në vitin 2021 dhe kishte të përfshirë një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh.
PSG ka qenë e lidhur me portierin që vlerësohet edhe nga shumë klube të tjera të mëdha.
Jan Oblak ka vendosur rinovimin pasi që paga e tij është përmirësuar deri në 12 milionë euro.
Detajet dhe termat financiarë do të publikohen javën që vjen, por besohet se klauzola e largimit do të jetë rreth 150 deri në 200 milionë euro.
Los Colchoneros janë duke punuar gjithashtu për rinovimin e kontratave të Diego Godin dhe Filipe Luis. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PXVUF8_tn7I