Ndeshja mes Atletico Madridi dhe Juventusit doli të jetë mjaftë interesante, ku në fund u mbyll me rezultat 2-2.
Pjesa e parë ishte më shumë taktike, ku të dyja skuadrat kërkonin të ishin më të qeta në mbajtjen e topit.
Rastrin e parë në ndeshje e kishte Joao Felix (13’) që gjuajti bukur, por Wojciech Szczesny ishte në vend.
Juventusi provoi me një gjuajtje të Miralem Pjanic, por gjuajtja e tij u ndal nga njëri prej mbrojtsëve.
Pjesa e parë nuk solli dicka më shumë dhe të dy skuadrat shkuan në pushim.
Pjesa e dytë nisi mirë për Juven, që shënoi në minutën e 48-të.
Një pasi i Gonzalo Higuain për Juan Cuadrado e gjen të papërgatitur mbrojtjen vendase, që pas një goditje të bukur shënoi për 1-0.
https://twitter.com/MunWalcher/status/1174416218918412289
Atletico tentoi të përgjigjet me Jose Maria Gimenez, por gjuajtja e tij e bukur shkoi mbi portë.
Zonja e Vjetër tentonte me kundërsulme dhe nga një i tillë e gjeti golin e dytë.
https://twitter.com/Jasoninho10/status/1174419310896435200
Në minutën e 65-të, Alex Sandro harkon në zonë për Blaise Matuidin, i cili me kohë shënon për 2-0.
Vendasit arritën vetëm pas pesë minutash ta zvogëlonin epërsinë e italianëve.
Stefan Savic shënoi nga afër pas një tollovie në zon për 2-1 në minutën e 70-të.
https://twitter.com/NEXUS_FOOTBALL/status/1174420556914970625
25 minutat e fundit ishin të zjarrtë me Atleticon që kërkonte barazimin.
Ata kërkuan madje penallti në fundin e ndeshjes pas një prekje me dorë nga Leonardo Bonucci por gjyqtari nuk mendoi ashtu.
Krejt në kohën shtesë spanjollët arritën të shënonin golin e barazimit, me Hecror Herreran që shënoi me kohë për 2-2.
https://twitter.com/intelecto7/status/1174425383418003456
Pas kësaj ndeshje të dy ekipet ndajnë nga një pikë. /Telegrafi/