Atletico Madrid ka hyrë në garë për të nënshkruar me lojtarin e Paris Saint-Germain, Javier Pastore, raportojnë mediat në Spanjë.
Argjentinasi ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje në Inter, të cilët e kanë në radar që një kohë të gjatë mesfushorin e PSG-së.
Javën e kaluar një raport në mediumin spanjoll Diario Sport raportoi se Sevilla ishte gjithashtu në kërkim të një lojtari të mirë dhe jo shumë të shtrenjtë.
Tani mediumit Diario AS citon raporte që dalin në Francë se skuadra Diego Simeone, Atletico janë gjithashtu të etur dhe do të jenë të gatshëm të financojnë një marrëveshje që në janar.
28-vjeçari u transferua në Paris nga Palermo në një marrëveshje të rëndësishme prej 43 milionë eurosh në vitin 2011, por ka shënuar dhe ka luajtur shumë pak në ndeshjet e dy sezoneve të kaluara.
PSG janë të prirur për një shitje për të përmbushur rregullat e tyre financiare të UEFA-s dhe janë të prirur për një marrëveshje të tillë që të goditet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Lojtarët që mendohet se mund të largohen nga Atletico gjatë janarit janë mbrojtësi Sime Vrsalkjo dhe mesfushori Nicolas Gaitan.
Ndryshe, Pastore ka shënuar 48 herë për gjigantin francez në gjashtë vitet e kaluara në klubin parisien. /Telegrafi/