Telegrafi

Atletico Madridi afër yllit të Sevillas

Anësori i Sevillas, Vitolo, pritet që t’i bashkohet Atletico Madridit për 40 milionë euro, por ai do t’i bashkohet Las Palmas në një marrëveshje huazimi deri në janar.

Sipas mediumit Onda Cero, Atletico do të aktivizojë klauzolën e 27-vjeçarit në Estadio Sanchez Pizjuan.

Lexo po ashtu Chelsea kryeson garën për Vitolon

Spanjolli aktualisht po kalon pushimet në Gran Canaria dhe Estadio Deportivo ka verifikuar raportet se ai do të qëndrojë edhe pas 12 korrikut për të kompletuar huazimin.

Sevilla nuk është aspak e kënaqur me këtë transferim dhe pritet që të shtojë pengesat për këtë.

Angel Correa dhe Javier Manquillo pritet të ofrohen si pjesë e marrëveshjes, por vështirë të thuhet se ai do të qëndrojë te klubi aktual. /Telegrafi/